Bashkia Tiranë shtroi një drekë për fëmijët me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre që frekuentojnë çdo ditë qendrat sociale në prag të ndërrimit të viteve. E pranishme ishte dhe kryetarja e komanduar Anduela Ristani e cila përcolli dhe një falënderim special për stafin mësimor për punën e bërë gjatë gjithë vitit.