Ka parkuar ferrarin e tij 458, të blerë në 2015-ën, duke e lënë pa kujdes dhe mbrojtje për dy javë, e madje duke harruar edhe ku e kishte lënë. E ka lyer sërish me një ngjyrë blu elektrike dhe i pakënaqur prej rezultatit, e ka nxjerrë në shitje. Të gjitha këto veprime, kanë bërë që shtëpia automobilistike e Maranellos të zemërohet dhe ta shpallë menjëherë Justin Bieber, non grata. Emri i këngëtarit është tani në listën e zezë të ferrarit dhe tani e tutje ai nuk do të mund të blejë më asnjë makinë me markën e kalit të famshëm.