Pritja e gjatë mbaroi, Ferrari i prezanton botës më në fund mrekullinë e tij të re, modelin SUV Purosangue, i pari model i këtij lloji në historinë e kompanisë legjendare italiane të prodhimit të makinave luksoze. Duket një makinë në kufijtë e perfektes me 4 dyer, 4 vende dhe hapësirë për bagazhet e madje me sedilje që mund të shtrihen.