Një Ferrari 250 GTO nuk është thjesht një makinë klasike që ekziston, por makina më e dëshirueshme në botë, me çmimin e shitjes që rritet sa herë që shfaqet në ankand. Këtë herë, ky Ferrari i veçantë do të dalë në ankand nga Sotheby's nëntorin e ardhshëm. Kjo shtëpi ankandi merret me vepra arti dhe këtë herë ka përfshirë edhe një Ferrari, një ngjarja aspak tipike për të, por edhe për botën e automobilizmit.