Fermerët në Greqinë Veriore po kërkojnë dëshpërimisht për krah pune, për të mbledhur frutat dhe të korrat e tjera. Të rinjtë në ato zona përbuzin punën në bujqësi, ndërsa fermerët kanë ngritur alarmin se tashmë edhe shqiptarët që shkonin si punëtorë sezonalë, preferojnë më shumë të emigrojnë në vende të Europës Perëndimore.