Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për nëntë persona të vënë nën hetim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve, dhe grup i strukturuar kriminal në lidhje me fermën e hashashit që u zbulua dy vite më parë në Berat. Fillimisht rasti u hetua nga Prokuroria e Beratit dhe më pas nga Gjykata e Apelit në Vlorë, përpara se të merrej nën hetim nga SPAK.