Një 26 vjeçare ka rënë në prangat e policisë, dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, pasi kishin përshtatur një ambient për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bratosh”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë 26-vjeçarja me iniciale V. V, si dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi A. V., 29 vjeç.