Përfaqësuesja e Anglisë e futbollit të femrave shkroi historinë e këtij sporti në vendin ishullor teksa u shpall kampione e Evropës duke e kthyer futbollin në shtëpi, dicka që vitin e kaluar skuadra e meshkujve nuk arriti ta realizojë dot. Në Sheshin Trafalgar mijëra tifozë me të drejtë iu bashkuan festës së 'Luaneshave' që për më tepër i dhanë mundësinë futbollit anglez duke përfshirë si atë të meshkujve ashtu edhe atë të femrave, që pas 56 vitesh të fitojë një trofe madhor.