Banorët e Rripit të Gazës i kanë përshkruar BBC-së betejën me urinë. Reem Taëfiq Khader, 41 vjeç, nënë e pesë fëmijëve nga qyteti i Gazës, tha: "Shpallja e urisë erdhi shumë vonë, por është ende e rëndësishme. Nuk kemi ngrënë asnjë proteinë për pesë muaj. Fëmija im më i vogël është katër vjeç - ai nuk e di se si duken ose si kanë shije frutat dhe perimet." OKB-ja thotë se Izraeli ka kufizuar ndjeshëm sasinë e ndihmës që hyn në Gaza, por Tel Avivi e mohon.