Hetimet e nisura në tetor të vitit të kaluar për shpërdorim detyre që u shoqëruan me disa arrestime zyrtarësh, informacion për të cilët ishte dhënë edhe nga FBI amerikane janë drejt fundit. Një pjesë e të proceduarve ndodhen në burg, disa të tjerë me masën e sigurisë arrest shtëpie dhe sigurisht tre prej zyrtarëve më të rëndësishëm janë ende në kërkim dhe gjykimi për ta do të vijojë në mungesë. Bëhet fjalë për një kompani që ka lëshuar fatura fiktive pa kryer asnjë investim në 8 puset e naftës për të cilat ishte dhënë leje nga autoritetet shqiptare.