FBI ishte në dijeni të krimeve të Jeffrey Epstein të paktën që prej vitit 2007. Kjo provohet nga një video e shërbëtorit të pedofilit famëkeq e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë në morinë e materialeve të dosjes së tij. Videoja është fshirë tashmë nga baza e të dhënave në faqen e dedikuar të Departamentit të Drejtësisë. Por, ajo është bërë tashmë virale dhe në të tregohet një shërbëtor i Epstein duke u përpjekur që të shesë materiale kompromentuese ndaj padronit të tij, pa e ditur që blerësi që kishte përballë ishte një agjent i infiltruar i FBI.