Yjet e futbollit në më pak se 3 muaj do të bëhen bashkë në katar ku me përfaqësueset e tyre respektive do t'i japin jetë evenimentit më të rëndësishëm të kësaj disipline sportive, kampionatit botëror. sigurisht që përvec tifozëve, futbollistët në këtë kompeticion do të kenë edhe mbështetjen e familjarëve të tyre që do të udhëtojnë drejt vendit të Lindjes së Mesme për t;u qëndruar pranë. Por akomodimi i familjarëve pritet të ketë një kosto aspak të ulët për futbollistët. Sipas asaj që publikohet nga e tabloidi 'Daily Mail', yjet e futbollit përballen me një faturë deri në 300 mijë paund për akomodimin e familjarëve të tyre në Kupën e Botës.