Top News – Fatura një milion usd/ Falen borxhet, fitojnë ushtarakët
07/12/2020 14:29

Komisioni Parlamentar i Çështjeve Sociale ka diskutuar dhe votuar nismën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për të falur borxhet e ish-ushtarakëve ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ky vendim është një hap i parë drejt dërgimit në seancën më të afërt të draftit që ka një faturë prej rreth 1 milion dollarë. Me këtë draft, falen të gjitha borxhet e krijuara, dhe tashmë nisin procedurat për një përfitim të një numri shumë të madh ish-ushtarakësh që nuk kanë mbyllur çështjen e pensionit të tyre por kanë mbetur dyerve të gjykatave. Kjo është hera e parë Ruçi paraqet një nismë të tillë duke qenë edhe kryetar i Parlamentit dhe se kjo bëhet pikërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Bëhet fjalë për pagesa të mëdha, që janë krijuar nga një hendek si pasojë e nxjerrjes në pension të parakohshëm në vitin 1992 nga ana e qeverisë së PD-së. Kjo pasi në ligjin e statusit të ushtarakut të miratuar në vitin 2004, koha e pensionit të parakohshëm nuk njihej si pjesë e viteve të punës ndaj dhe ndikonte në shumën e pensionit të llogaritur. Ndërkaq, një vendim i Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, ka bërë që për të gjithë problemet që kanë ish-ushtarakët duhet t’i drejtojnë në gjykatë një nga një, çka përbënte një odise sfilitëse të tyre, ndërkohë duhen llogaritur vitet e punës, derdhja e sigurimeve shoqërore. Në relacionin shoqërues të projektligjit theksohet se “Zgjidhja e propozuar sipas këtij projektligji është falja e detyrimeve të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi të caktuara sipas vendimeve gjyqësore të formës së prerë, bazuar në kriteret e Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me numwr 3 dhe i firmosur nw 24 nwntor tw vitit 2016.

Top Channel/ Dyndje nga Greqia/ Në Kapshticë ka shumë më tepër persona që hyjnë në Shqipëri
09/08 19:19
Top Channel/ Trafikonte armë në Itali, arrestohet 30-vjeçari i dënuar si kreu i një grupi kriminal
09/08 15:41
Top Channel/ Polici shpëton të aksidentuarit, vlerësohet me certifikatë mirënjohje për ndërhyrjen
09/08 15:13
Top Channel/ Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, dhjetëra mjete drejt vendit tone
09/08 13:33
Top News- Emigrantët kthehen në atdhe për pushime/ Fluks në Kapshticës, shtohet numri i sporteleve
09/08 13:29
Top Channel/ Vijojnë zjarret në Finiq dhe Mirditë, ndërhyjnë nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”
09/08 13:19
Top News- Tentoi të eliminonte 28-vjeçarin/ Gjatë sherrit plagoset dhe vëllai i autorit
09/08 12:54
Top Channel/Helmi nga konservat e prishura, çfarë po ndodh në Itali me botulizmin dhe si të mbrohemi
09/08 12:28
Top Channel/ Udhëtim mes maleve, suedezët përshkojnë me biçikleta Ballkanin dhe ndalen në Shqipëri
09/08 12:18
Top Channel/ Mbështetja e fermerëve, po aplikojnë për skemat e ndihmës për financimin në bujqësi
09/08 12:16
Top Channel/ Pastrimi i rrugëve në Korçë, 377 objekte do largohen vullnetarisht ose do shkatërrohen
09/08 12:14
Top News- Jahti luksoz ankorohet në Durrës/ ‘Dragonfly’ furnizohet me 600 mijë litra naftë
09/08 12:10
Top News- Durrësi, stacioni i superjahtëve, ‘bisha’ ankorohet në port
09/08 12:02
Top Channel/ 18 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, vijojnë flakët në 6 qarqe
09/08 11:41
Top News- Arrestohet 32-vjeçari në Krujë/ Droni zbulon parcelën me kanabis
09/08 11:39
Top Channel/ Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, bie në pranga 32-vjeçari
09/08 11:22
Top News- Aksident i trefishtë në Zvërnec, përfundojnë në spital dy persona
09/08 11:21
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë
09/08 11:18
Top News – 18 vatra zjarri në 24 orët e fundit/ Vijojnë flakët në Vlorë, Fier dhe Lezhë
09/08 10:56
Top Channel/Dy plagosje me thikë në Fier, pamje nga vendngjarja
08/08 23:03