Ish kreu i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe ka kërkuar lirinë nga Gjykata e Apelit, teksa seanca u zhvillua për disa orë, nën drejtmin e gjykatëses Nertina Kosova. Përmes avokatëve të tij mbrojtës, Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin prej 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.