Mateo dhe Matias, ishin dy fëmijë pothuajse moshatarë e me emra të ngjashëm, që humbën jetën në mënyrë barbare mbrëmjen e 16 nëntorit. Njëri në Shqipëri dhe tjetri në Itali, alarmuan dy vendet për mënyrën se si ndodhi ngjarja. 8-vjeçari Mateo kishte dalë si çdo ditë me biçikletën e tij në fshatin Grecalli në Fier ndërsa përballja me 38-vjeçarin problematik Klodian Çalamani, ka rezultuar fatale për të.