Rruga e Kombit, e cilësuar si një nga skset më problematike dhe që shpesh herë ka prodhuar aksidente rrugore, vijon të jetë në kontrollin e vazhdueshëm të policisë. Gjatë paradites së të premtes deri në orët e vona të mbrëmjes, në kushtet e lagështirës në rrugë, ku rreziku është akoma edhe më i madh për t’u përfshirë në ngjarje rrugore, në këtë aks janë konstatuar disa automjete duke qarkulluar me shpejtësi deri në 191 km/h. Si pasojë, u pezulluan 82 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, duke rrezikuar në këtë mënyrë jo vetëm jetën e tyre, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.