Biznesi i fasonerisë arkëtoi 123 milionë euro më shumë në vitin 2022 në krahasim me të ardhurat e 2021-shit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar fasonët eksportuan mallra me vlerë 625 milionë euro, nga gati 502 milionë euro që ishte kjo shifër në vitin 2021.