Këngëtarja Billie Eilish thuhet se po kërkon mbrojtje nga një burrë që dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e familjes së saj disa herë. Ajo ka paraqitur një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër Christopher Anderson. Ka qënë babai i Eilish, Patrick O’Connell, ai i cili pretendon se Anderson është paraqitur në rezidencën e tij në Los Angeles në shumë raste për të deklaruar dashurinë e tij për këngëtaren dhe për t’i kërkuar ta takojë.