Kryqëzimi i të dhënave të regjistrit të bizneseve me dosjen e Prokurorisë së Posaccme ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha ngre dyshime se ky i fundit ka përdorur familjarë dhe të afërm për të pastruar paratë e korrupsionit në postet drejtuese që ka mbajtur nga Bashkia e Vlorës, te KQZ, AKSHI dhe Doganat. Të dhënat nga QKB tregojnë se në vitin 2023, kohë kur Eldi Hoxha punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, motra e tij, B.Hoxha regjistron një kompani. Fusha e veprimtarisë së kompanisë është “kryerja e analizave, studimeve të fizibilitetit, projektimit apo shërbimeve të konsulencës në lidhje me projekte të fushave të ndryshme”. Objekti i zgjeruar i kompanisë i lë mundësi që të qarkullojë miliona lekë me shpenzime minimale, ose zero. Mund të këshillosh cilindo dhe t’i presësh faturë sa do. Të dhënat janë një udhëzues drejt provave për Prokurorinë e Posaccme për të faktuar dyshimet e pastrimit të parave nga Eldi Hoxha. Verifikimi i faturave se kë ka këshilluar dhe sa është paguar kompania e motrës së tij mund të ccojë drejt bizneseve me marrëdhënie të drejtpërdrejt me doganat, që mund të jenë favorizuar prej Eldi Hoxhës në këmbim të rryshfetit të përfituar nën maskimin e konsulencës.