Familjarët e Ilvi Metës kanë ngritur akuza ndaj policisë, se kanë qenë këta të fundit që kanë torturuar 31-vjeçarin, deri në humbjen e jetës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ku qarkulloi lajmi se një I ri është vetëvarur në ambientet e komisariatit të Kavajës. Agim Meta ka pohuar se djali I tij ka humbur jetën si pasojë e dhunës nga policia.