Është kallëzuar në Prokurorinë e Posaccme Drejtori I Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, Arben Voja. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, ndërkoqë e kallzuar ështe dhe specialistja pranë kësaj drejtorie, Shpresa Gjikondaj. Padia është dorëzuar në SPAK nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila thotë se nga ky shpërdorim detyre I është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 95 milionë lekë të vjetëra.