Bill Gates është shprehur se ndjen përgjegjësi për veprimet që e lidhin me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein, gjatë një takimi me punonjësit e Fondacionit Gates. Sipas mediave ndërkombëtare, ai i kërkoi falje stafit të tij për faktin që kishte përfshirë drejtues të fondacionit në takime me Epstein. Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Gates dhe Epstein u takuan disa herë pas dënimit të këtij të fundit me burg, kryesisht për çështje që lidheshin me filantropinë dhe përpjekjet e Gates për zgjerimin e Microsoft. Ndaj, për këtë, miliarderi u shpreh i penduar, duke thënë se nuk duhej të kishte kaluar kohë me Epstein.