Amir Abrashi mbyll karrierën e tij me kombëtaren shqiptare. Pas 51 ndeshjesh me fanelën kuqezi dhe 2 pjesëmarrjeve në Kampionatin evropian të Futbollit, mesfushori vendosi që të tërhiqet nga kombëtarja. me këtë rast para ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit, organizoi një ceremoni e shkurtër për të nderuar këtë futbollist.