Nëse prokurorëve aktualë të SPAK nuk u jepet mundësia që të kandidojnë për një mandate të dytë 9-vjeçar si anëtarë të strukturës së posaçme, rrezikohet cilësia e hetimeve dhe e ndjekjeve penale për dosjet e bujshme që ata kanë në dorë. Ky ishte një nga mesazhet që kreu i SPAK u dha deputetëve gjatë prezantimit të raportit vjetor të strukturës që drejton.