Përdoruesit e Instagram dhe Facebook tani mund të verifikojnë llogarinë e tyre, pra të marrin atë shenjën blu ngjitur me profilin përmes pagesës. Kompania mëmë e tyre tha se verifikimi do të kushtojë 11,99 dollarë në muaj në ueb, ose 14,99 dollarë për përdoruesit e iPhone. Plani nisi që këtë javë në Australi dhe më pas në Zelandën e Re. Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i Meta, tha se masa do të përmirësojë sigurinë dhe origjinalitetin në aplikacionet e mediave sociale. Lëvizja vjen pasi Elon Musk, pronar i Tëitter, zbatoi abonimin premium në Tëitter Blue në nëntor 2022.