Administrata Biden i ka thënë kongresit se po përgatitet për shitjen e mundshme 20 miliardë dollarëshe të avionëve luftarakë F-16 në Turqi – thanë burime të afërta me cështjen, të premten duke ndezur edhe kundërshtinë e menjëhershme të një ligjvënësi të lartë amerikan që e ka kundërshtuar marrëveshjen. Departamenti i shtetit i dërgoi njoftimin joformal kongresit të enjten – thanë burimet – duke informuar komisionet që mbikqyrin shitjet e armëve në senat dhe dhomën e përfaqësuesve për qëllimet e tij për të vërë përpara me marrëveshjen e propozuar.