Kërkesat e mëdha për kokainë i kanë detyruar trafikantët në Evropë të merren vetë me prodhimin e saj. Kështu me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre në Amerikën Latine, ia kanë dalë disi ta zbërthejnë formulën dhe të prodhojnë metafetaminë. E gjithë kjo bëhet në shtëpitë e tyre, duke ulur kështu kostot dhe rrezikun për sigurimin e saj prej kontinentit tjetër.