Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje votuesve dhe liderëve në të gjithë Evropën që të "zgjohen" dhe të luftojnë kundër ndikimit në rritje të partive të ekstremit të djathtë. Në ditën e dytë të vizitës së tij shtetërore në Gjermani, ai i tha një turme njerëzish të mbledhur në Dresden: "Kjo erë e keqe që po fryn nëpër Evropë, është një realitet. Pra, le të zgjohemi."