Top News – Evropa shqyrton mundësinë e lehtësimit të masave para Krishtlindjes
22/11/2020 15:21

Disa javë në përballje me valën e dytë të koronavirusit, disa vende në Evropë po shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të masave kufizuese, pas disa sinjaleve se masat e ndërmarra kanë frenuar përhapjen e pandemisë. Lehtësimi i mundshëm i masave kufizuese vjen pothuajse një muaj para Krishtlindjes, teksa ka shqetësime për ndikimin social dhe ekonomik të masave kufizuese. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të mbajë një fjalim lidhur me situatën me pandeminë dhe mund të njoftojë për heqjen e pjesshme të masës së mbylljes kombëtare, që është në fuqi që prej 30 tetorit. Në Gjermani, po diskutohet nëse duhet që vendimi për mbyllje të pjesshme – që pritet të skadojë më vonë gjatë këtij muaji – të vazhdohet apo jo. Në Poloni, kryeministri Mateusz Moraviecki paralajmëroi qytetarët kundër çdo udhëtimi gjatë kohës së Krishtlindjes, por tha se dyqanet do të lejohen të rihapen plotësisht nga 28 nëntori. Teatrot, baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura deri pas Krishtlindjeve dhe në shkolla do të vazhdojë mësimi nga distanca. Italia po ashtu po përpiqet të shpëtojë krishtlindjen e parë në erën e koronavirusit. Më 3 dhjetor atje skadojnë masat aktuale dhe po punohet për përcaktimin e rregullave në periudhën e festave. Zyrtarët thonë se dy javët e ardhshme do të jenë thelbësore. Ata flasin për rregulla mbi lëvizjet mes rajoneve, por nuk do të ketë lëshime për evente në sheshe, e as për festa, mbi të gjitha në natën e ndërrimit të viteve. Vetë kryeministri Conte tha pak ditë më parë se duhet të përgatitemi për krishtlindje më ndryshe, me festimet, puthjet dhe përqafimet që nuk do të jenë të mundura

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11