Evropa është sërish në epiqendër të pandemisë së koronavirusit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zyrtarë të lartë të saj thanë se kontinenti ka parë rritje prej më shumë se 50% të numrit të rasteve me koronavirus, muajin e fundit, duke e bërë atë epiqendër të pandemisë, pavarësisht furnizimit të bollshëm me vaksina.