Evropës do t’i duhen 10 vite para se të jetë në gjendje të mbrojë veten – thotë shefi i kompanisë më të madhe gjermane të mbrojtjes, Rheinmetall. Armin Papperger, tha se depot e municioneve aktualisht janë të zbrazura. Ai i bëri komentet gjatë një vizite të kancelarit gjerman Olaf Scholz në një fabrikë të re armësh në saksoninë e poshtme. Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen ishin po ashtu të pranishëm.