Vendet anëtare të BE po hartojnë me nxitim planin për kursimin e energjisë elektrike për shkak të frikës nga mungesat e saj këtë dimër. Rezervat e gazit në BE aktualisht janë 71 për qind, rreth 9 për qind më pak sesa objektivi i vendosur nga BE-ja në fillim të kësaj vere. Vendet anëtare janë zotuar të reduktojnë kërkesat e tyre për gaz me 15 për qind deri në mars, si pjesë e masave parandaluese. Por, planet nuk janë të njëjta në të gjitha vendet e bllokut.