Vendet e bashkimit evropian duhet të blejnë armë bashkarisht për të rimbushur depot pas furnizimeve të dërguara në Ukrainë, tha agjencia e mbrojtjes së bllokut duke paralajmëruar se Shtetet e bashkuara të amerikës nuk do të munden gjithnjë të mbrojnë evropën nga kërcënimet. “Lufta e rusisë në Ukrainë tregon mangësitë në kapacitetin tonë”, tha Jiri Sedivy, shef ekzekutiv i agjencisë evropiane të mbrojtjes, një organizëm i BE-së që ndihmon qeveritë e vendeve anëtare të zhvillojnë kapacitetet e tyre ushtarake. Agjencia ka qenë në biseidme me kompanitë evropiane të armëve, për rritjen e prodhimit – tha ai – ndërkohë që ka kërkuar edhe që vendet anëtare të bëhen bashkë për të blerë pajisje dhe municione.