Kandidatëve për astronautë u kërkohet durim, pasi Agjencia Hapësinore Evropiane është duke përpunuar mbi 23 mijë aplikime për vendet e lira të hapura nga agjencia pak muaj më parë. Ky numër tejkalon shumë parashikimet më optimiste të Agjencisë. Kreu i Mjekësisë Hapësinore në Qendrën Evropiane të Astronautëve është pjesë e ekipit që drejton përzgjedhjen e astronautëve. Ai thotë se numri i aplikuesve është një tregues pozitiv i nivelit të interesit për aktivitetet hapësinore në Evropë, por do të duhet pak kohë për t’u realizuar përzgjedhja e tyre.