Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj do të performojnë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj. Përzgjedhja e këngëtares nga Kosova për të kënduar në natën e dytë gjysmëfinale u bë gjatë shortit që u mbajt mbrëmjen e së martës. Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.