Shqiptarët janë të tretët në botë për sa u përket urdhrave për t’u larguar nga një vend i Bashkimit Europian në tremujorin e dytë të vitit 2022. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se algjerianët përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit të njerëzve të dëbuar nga një territor anëtar i BE-së, të ndjekur nga marokenët, shqiptarët dhe pakistanezët. Tunizianët vijnë pas në listë, të ndjekur nga shtetasit e Bangladeshit, gjeorgjianët, turqit, indianët dhe irakenët.