Prokuroria Speciale në Kosovë ka goditur një rrjet të piraterisë televizive në një aksion të përbashkët të koordinuar me Europol. Njoftimi i Prokurorisë së Kosovës: Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor më 22 janar të këtij viti, me qëllim të verifikimit, identifikimit, dhe sekuestrimit të provave relevante, në kuadër të një hetimi të përbashkët dhe të koordinuar nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Republikës së Katanias.