Një megaoperacion i Europol ka bërë të mundur çmontimin e një karteli ballkanik që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në drejtim të Evropës. Në kuadër të operacionit të zhvilluar më 24 gusht, por të bërë publik këtë të premte nga Europol u arrestuan 6 persona, si dhe u sekuestruan 2.7 ton kokainë, që në tregun e zi kap shifrën rreth 270 milionë euro.