Tirana do të mirëpresë 47 liderë nga e gjithë Europa në kuadër të një ngjarje të rëndësishme në skenën politike evropiane, me mbajtjen e një samiti të nivelit të lartë, të organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama. Samiti, i cili do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, mban moton “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.