Rusia akuzon Europën për qëndrime hipokrite në rastin e Ukrainës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Brukseli nga njëra anë flet se si Rusia po shkel të drejtat e ukrainasve në luftën e nisur në lindje të vendit, por nga ana tjetër nuk flet se si Zelenski po shkel të drejtat e rusëve në Ukrainë. “Të mos harrojmë se Zelensky tha në Uashington se është gati të negociojë, por nuk do të diskutojë asnjë territor, sepse Kushtetuta e ndalon. Kjo është një pikë interesante, sepse, sado qesharake që mund të duket, Kushtetuta e Ukrainës ende ruan, pavarësisht ligjeve të miratuara që ndalojnë gjuhën ruse në të gjitha sferat e jetës dhe aktivitetit njerëzor, detyrimin e shtetit për të siguruar plotësisht të drejtat e rusëve dhe pakicave të tjera kombëtare”, tha Lavrov.