Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka refuzuar me forcë propozimin e Francës dhe Britanisë së Madhe për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë. Gjatë një interviste për televizionin italian, Meloni e cilësoi këtë propozim si "shumë të vështirë për t’u zbatuar" dhe ngriti dyshime mbi efektivitetin e tij. Ajo theksoi se Italia nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë dhe theksoi më tej rëndësinë e unitetit perëndimor për këtë çështje.