Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon po zhvillon një vizitë disa ditore në Serbi, ku ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentit Serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë një takimi me banorët e fshatit Gornji Nedeljinci, ajo deklaroi se pas kësaj vizite ka konfirmuar edhe një herë së partia e udhëhequr nga Vuçiç vazhdon të përdorë çdo mundësi për ta shuar çdo zë kritik që është dhënë ndaj tyre.