Leku është forcuar sërish ndaj Euros. Monedha e përbashkët europiane e nisi javën duke u këmbyer poshtë nivelit prej 111 lekësh ndaj monedhës kombëtare. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 110.94 lekë, nivel tjetër rekord pak më i ulët se ai i mëparshmi prej 110.98 lekësh, që ishte shënuar në datën 26 prill.