Euro e ka nisur javën me rimëkëmbje në kursin e këmbimit lekun. Një ditë pas zgjedhjeve, euro ka fituar gati 0.5 pikë ndaj lekut. Në gjysmën e parë të muajit maj, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro shënoi një rënie të mëtejshme ndaj lekut, duke arritur vlerat më të ulëta historike. Kulmi negative u shënua më 11 maj kur ra në 110.63 lek, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 110.89 lek.