Top News-Euro fillon të ‘marrë frymë’ pas rënies!/Rritet kursi i këmbimit, leku në të njëjtat pozita
03/09/2022 14:07

Euro e mbylli këtë javë në rritje në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha Europiane u këmbye 117.81 Lekë, në rritje me 0.71 pikë në raport me fundin e javës së kaluar. Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se rritja e Euros i detyrohet kryesisht zbehjes së efektit sezonal në kursin e këmbimit valutor. Këtë verë Euro preku nivelet më të ulëta historike në kursin e këmbimit me Lekun, edhe për shkak të shifrave rekord që regjistroi turizmi hyrës në vend. Në fund të muajit korrik, Euro zbriti deri në nivelin e 116.6 Lekëve, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Me fillimin e muajit shtator, intensiteti i sezonit turistik është në rënie dhe prurjet valutore të lidhura me të gjithashtu. Ekspertët mendojnë se në vazhdim kursi i këmbimit mund të ndikohet nga nevojat e importit të energjisë elektrike. Ky faktor ka luajtur një rol të konsiderueshëm në momente të veçanta gjatë këtij viti, sidomos në fillim të muajit mars, por edhe në muajin gusht. Vlerësohet se këtë vit Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka importuar energji në vlerën e rreth 300 milionë Eurove, shumë e blerë në tregun e brendshëm valutor. Në mungesë të këtyre blerjeve, me siguri Euro mund të kishte arritur nivele edhe më të ulëta në kursin e këmbimit me Lekun. Tani që sezoni turistik e ka kaluar fazën e pikut, nevojat valutore për të përballuar importet e energjisë elektrike mund të kenë një ndikim në rritje në kursin e këmbimit valutor dhe mund ta zhvendosin në nivele më të larta kursin e këmbimit të Euros me Lekun.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB