Etna është bërë sërish aktive. Reja e madhe e hirit që ngrihet nga krateri juglindor, ka arritur thuajse 11 km lartësi në qiell dhe ka mbuluar pjesërisht qiellin mbi Katania. Në disa rajone përreth etnës, po ‘bie shi’ hiri i cili po mbulon edhe rrugët, ballkonet, catitë e shtëpive, makinat si edhe lëndinat. Në rrjetet sociale, shihet një lumë imazhesh që tregojnë situatën.