Top News/ Ethet e Big Brother VIP 3, çfarë dihet deri më tani për spektaklin mbarëshqiptar
03/01/2024 16:45

Reality-show më i ndjekur në mbarë shqiptarinë, Big Brother Vip 3 është gati të ngrejë siparin, teksa ka nisur edhe numërimi mbrapsht për mbrëmjen e parë, atë të 13 janarit, kur shtëpia më e famshme të hap dyert. Ashtu siç është konfirmuar tashmë edhe zyrtarisht spektakli do të drejtohet nga i mirënjohuri Ledion Liço, i cili rikthehet në Big Brother si moderator për herë të dytë, pas atij në vitin 2015. Megjithëse deri më tani nuk është konfirmuar asnjë nga konkurrentët që do bëhen pjesë e shtëpisë, në rrjet kanë qarkulluar disa emra të personazheve VIP. Në një intervistë për “Më lër të flas”, producentja Sara Hoxha zbuloi se numri i banorëve në shtëpinë e Big Brother Albania VIP do të jetë dy herë më i madh sesa ai i edicionit të kaluar, teksa nuk do të mungojë as pishina, që këtë herë do të jetë me ujë të ngrohtë, për t’u shfrytëzuar në çdo moment. Një vend të rëndësishëm në spektaklin e këtij viti do të ketë edhe fituesi i Big Brother Albania VIP2, Luiz Ejlli, që me lojën e tij brenda shtëpisë, bëri për vete miliona shqiptarë. Megjithatë producentët kanë zgjedhur të mos zbulojnë rolin e Luizit në këtë edicion. Natyrisht nuk do të mungojnë as detaje të tjera speciale, për ta bërë edhe më spektakolar këtë edicion, teksa surprizat do të nisin të zbulohen mbrëmjen e 13 janarit dhe do të vazhdojnë për më shumë se 100 ditë në ekranin e Top Channel dhe në dy kanale të dedikuara në DigitAlb.

Top News- Plasi kapsolla në Durrës/ 15-vjeçari me dëmtime serioze në fytyrë
28/12 17:46
Top News- Fluks automjetsh në Kakavijë/ Zyrtarët e policisë inspektojnë situatën në kufi
28/12 16:29
Top Channel/ Masat për fluksin në Kakavije/ Shqiptarët në Greqi kthehen, radhë në pikat kufitare
28/12 15:22
Top Channel/ Vlora pa ujë/ Defekt i rëndë, pjesa më e madhe e qytetit 72 orë pa ujë
28/12 15:19
Top News – Vlora, tre ditë pa ujë. Dëmtimi i tubacionit, problematika të mëdha në qytet
28/12 12:59
Top Channel/ Vlora pa ujë/ Defekt i rëndë s, një pjesë e qytetit 72 orë pa ujë
28/12 12:33
Top Channel/ Masat për fluksin në Kakavije/ Shqiptarët që jetojnë në Greqi kthehen tek familjet
28/12 12:33
Top Channel/ “Presim drejtësinë për AKSHI”, Rama: Është bërë një punë e madhe për digjitalizimin
28/12 12:02
Top Channel/ Pengoi qarkullimin e mjeteve, pranga 42-vjeçarit në Shkodër, i gjendet drogë e municion
28/12 10:34
Top Channel/ Berisha sulmon Bashën dhe bën thirrje për protestë: Ish-kryetari i PD u mor me mua
27/12 23:22
Top News – Berisha- Dënimi i Ramës është pa kthim/ Kreu i PD nga Korça: “Jep dorëheqjen!”
27/12 22:06
Top Channel/ Balliu dhe Elda Hoti i shkojnë Ramës në Surrel me pishtarë në duar: Jep dorëheqjen
27/12 22:02
Top Channel/ Këngë e valle për Berishën, simpatizantët e PD e “djegin” para liderit demokrat
27/12 21:58
Top News- PD protestë me pishtarë në Surrel, zhvendos aksionin tek shtëpia e Ramës
27/12 21:37
Top News- Vlora pa ujë të pijëshëm, ujësjellësi pëson avari
27/12 21:36
Top Channel/ Floriana Garo “e humbet” gjatë foltores së Korçës, se merr vesh nga i vjen zëri
27/12 21:10
Top Channel/ “E sollën të pajetë”/ Mjekët në Vlorë tregojnë se çfarë ndodhi me 42-vjeçarin
27/12 20:04
Top Channel/ Digjen autobusët, ndodheshin në Fllakë të Durrësit. Zjarrfikësit ndalin zjarrin
27/12 19:53
Top Channel/ Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
27/12 19:30
Top News- Shqiptari shpëton nga deportimi nga Anglia, shkak partnerja që “nuk fliste shqip”
27/12 19:00
DIGITALB DIGITALB