Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të enjte ndaj Polonisë për playoffin për në Botërorin e 2026 në Varshavë. Ai që po e përjeton në mënyrë të veçantë këtë ndeshje është pikërisht mbrojtësi Bujar Pllana dhe jo vetëm për faktin se ky është grumbullimi i tij i parë të kombëtarja shqiptare, por edhe sepse ai e njeh mirë futbollin polak duke qenë se është pjesë e skuadrës së Legia Gdnask. Në një intervistë për median polake, Pllana vlerësoi skuadrën e drejtuar nga Jan Urban ‘Keni një kombëtare të mirë me futbollistë të mirë-tha Pllana në intervistën e tij për WP SportoweFakty-por, pak a shumë kështu është edhe këtu. Ne kemi lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndësishme’