I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi një vizitë në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic për planin e BE për normalizimin e raporteve me Kosovën. Në takim, siç thuhet në komunikatën e Presidencës së Serbisë, është diskutuar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe “mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve kompromisi dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.