Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve fillon me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Veri. Kështu u shpreh i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, menjëherë pas takimit të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. “Zbatimi fillon me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky process është shumë i rëndësishëm dhe të dy palët, por veçanërisht Kosova, duhet ta marrë seriozisht dhe të ecë përpara me hapa të përshpejtuar”, u shpreh Escobar.